News

Schärf – Arti i kafes prezent në Meridian Express!

Arti I kafesë ka mbledhur njohuri te detajuara për të hartuar një përsosje unike te saj. Për kafetë Schärf përdoren kokrra te mëdha Premium Arabica nga zonat më të mira të kafesë rreth globit, me përkushtim në mënyrë të vendosur dhe të pa kompromis me filozofinë e brendit. Pavarësisht nga karakteri i saj i fortë, kafeja Schärf , është ideale për ata që i ikin konsumimit të kafesë ose për ata që kanë stomak të ndjeshëm, falë përmbajtjes së ulët të kafeinës të Arabica-s. 

“Për të krijuar një përzierje të kafesë është sikur të kompozosh një operë me një shumëllojshmëri të instrumenteve dhe akteve për te krijuar një pune arti të koordinuar, shprehet presidenti i kompanisë Reinhold Schärf.

Shijen speciale te kafesë, të ngrohtë dhe të ftoftë, që mund ta merrni me vete ose ta pini në lokal, tani mund ta shijoni në Meridian Express, ku ju presin lloje të ndryshme shijesh: esspresso, macchiato, caffe late, caramel macchiato, dark and white leonardo chocco late dark and white etj si dhe për femijët kids chocco late. Ne krenohemi që mund ta çojmë edhe më tej kulturën e inovacionit duke ua prezentuar konsumatorëve tanë artin e kafes Schärf me famë ndërkombetare.

BrendiSchärf nuk u ndal vetëm me kafen, ndërtoi artin e çajit si dhe shumë shije mbresëlënëse të smoothies & shakes.

Meridian Expressit lider I sjelljes së koncepteve inovative në industrine e shitjes me pakicë – markete përveq gjërave ushqimore me çmime të volitshme ka edhe përzgjedhje të madhe të produkteve nga shërbimi i ushqimit , së bashku me produktet e furrës Buka dhe Meridian Kitchen. Ne besojmë se konsumatorëve tanë u ofrojmë arësye të fuqishme për të blerë në pikat Meridian Express të lagjes.

Nëse ende nuk e keni shijuar kafenë në ambientet e Meridian Expressit, ju lutem vizitoni kur të keni kohë dhe mos hezitoni të kontaktoni menaxherët e çertifikuar të Meridian Expressit.

Adresat e marketeve ku mund të shijoni Artin e kafes- Schärf :

-Rr.Ekrem Rexha(afër Komunës së re)

-Rr. Rruga B (Mat)

-Rr.Ali Pashë Tepelena (Aktash)

-Rr.Gazmend Zajmi

-Lagjja Marigona Residence